Nard Ndoka i del në mbrojtje mjekut Prifti: Më i mirë në Ballkan, duhet të paguhet 30-40 mijë euro në muaj

Shqipëria

Nard Ndoka i del në mbrojtje mjekut Prifti: Më i mirë në Ballkan, duhet të paguhet 30-40 mijë euro në muaj

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:10
Edvin Prifti dhe Nard Ndoka

Arrestimi i mjekut kardio-kirurg Edvin Prifti ka bërë shumë bujë si ngjarje, në sferën social-politike në vendin tonë.

Ish-ministri Nard Ndoka në një intervistë për ‘Arena” u shpreh se Prifti ishte mjeku më i mirë i zemrës në Ballkan.

Sipas tij, ai duhet të paguhet me 30-40 mijë euro në muaj

“Prifti ishte mjeku më i mirë i zemrës në Ballkan. Nuk dua ta mbroj. Ai duhet të paguhet me 30-40 mijë euro në muaj. Diferencimi në pagë duhet të jetë në bazë të punës dhe profesionalizimit. Kjo skemë do të minimizonte korrupsionin,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat