Ku është policia?! PD e LSI gjobiten rëndshëm, PS vazhdon fushatën në shkelje të plotë

Shqipëria

Ku është policia?! PD e LSI gjobiten rëndshëm, PS vazhdon fushatën në shkelje të plotë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:12
Ku është policia?! PD e LSI gjobiten rëndshëm, PS vazhdon fushatën në shkelje të plotë

"Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik..."

Me këtë argumentim, Policia e Shtetit gjobiti me 5 milionë lekë demokratin Edmond Spaho vetëm pak ditë më parë.

Por ndërkohë që PD dhe LSI po gjëmohen dhe gjobiten nga Policia e Shtetit për grumbullime njerëzish dhe shkeljen e masave anti-covid 19, PS po vazhdon normalisht takimet e saj elektorale nëpër Shqipëri.

Disa foto të postuara në Facebook, tregojnë se si ministrja Olta Xhacka po zhvillon takime elektorale në qarkun e Dibrës, në lokale dhe në hapësira të mbyllura duke shkelur hapur rregullat e COVID-19 për të cilat po gjobiten subjektet e tjera politike.

Në fotot e bashkëngjitura lajmit mund të vëreni qartë pjesmarrjen në këtë takim dhe afërsia mes personave e cila është alarmuese.

Por Policia e Shtetit duket se hesht përballë këtyre takimeve elektorale të cilat kanë të njëjtin karakter me rastet e gjobitura me shumë të mëdha, duke penalizuar subjektet e tjera politike.

Postimi për takimin e ministres në qarkun Dibër:

Nuk ka kohë për pushim. Është koha për të vijuar projektet e mëdha të nisura në Mat e në të gjithë Qarkun e Dibrës. Me drejtuesen politike, ministren Olta Xhaçka dhe kryebashkiakun e punëve të mëdha, Agron Malaj, nuk rreshtim së dialoguari me të gjitha grupet e interesit.

Në bisedën e zhvilluar me përfaqësues të veteranëve të LANÇ-it, specialistë të pyjeve dhe bujqësisë, ushatarakëve, mjekëve, pensionistëve, biznesmenëve dhe komuniteteve fetare Xhaçka theksoi domosdoshmërinë për të qenë të bashkuar dhe për të kontribuar në fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Ministrja Xhaçka nënvizoi se investimet e mëdha në Qarkun e Dibrës duhet të viojojnë për të mirën e qytetarëve. Fitoren tonë në bashkinë e Matit e lehtëson puna e madhe e qeverisë Rama dhe kryetarit të bashkisë Agron Malaj.

Njoftimi i policisë për gjobitjen e Edmond Spahos:

Organizoi aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19, ndëshkohet me masëadministrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesi i një subjekti politik.

Njëkohësisht, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit që lejoi zhvillimin e këtij aktiviteti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali, përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. S., kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, në zbatim të këtij akti, e kanë ndëshkuar shtetasin e mësipërm me masën administrative 5.000.000 lekë.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat