Spaho: Realiteti i familjes Dhespollari, shkërmoq propagandën, rindërtimi në vendnumëro

Shqipëria

Spaho: Realiteti i familjes Dhespollari, shkërmoq propagandën, rindërtimi në vendnumëro

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Edmond Spaho

Edmond Spaho, drejtuesi i Qarkut të Korçës ka zhvilluar një takim ditën e sotme me familjen Dhespollari në Qafëzez të Kolonjës, banesa e së cilës është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Spaho u shpreh se prej 2 vitesh shtëpia vazhdon të jetë e rrënuar dhe në këtë familje tha se bashkëshortët kanë mbetur të vetëm pas humbjes së djalit në moshë të re.

“Ata vazhdojnë të jetojnë në rrënojat që la tërmeti,edhe pse kjo mund t’ju kushtojë jetën. Të gjithë pushtetarët nga Rama tek ministrat që erdhën dhe ikën në Qafëzez në kohën e tërmetit premtuan që do rindërtohen të gjitha shtëpitë e dëmtuara, por realiteti i familjes Dhespollari, shkërmoq propagandën dhe mashtrimet e qeverisë në ikje.

Me Ramën Shqipëria mbeti në vend numëro! Në vend numëro ka mbetur edhe procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti! Të gjithë presin me padurim ndryshimin që do të vijë në 25 prill,” tha Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat