I vetëm në shtëpi/ I digjet banesa, asfiksia i merr jetën të moshuarit në Finiq

Shqipëria

I vetëm në shtëpi/ I digjet banesa, asfiksia i merr jetën të moshuarit në Finiq

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 10:28
Finiq

Zjarri në banesë i ka marrë jetën një 90-vjeçari në fshatin Krane të bashkisë Finiq.

Gazetarja e Ora News Anxhela Lushkaj raporton se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Thanas Çakuli.

Shkak për humbjen e jetës ka qenë asfiksia nga tymi.

Sipas dyshimeve paraprake, zjarri dyshohet se ka qenë aksidental ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Sarandë për ngjarjen:

Informacion paraprak

Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat