Negociatat për koalicioni opozitar/ Mediu dhe Duka rikthehen në selinë e PD pasi Ndoka refuzoi të firmoste

Shqipëria

Negociatat për koalicioni opozitar/ Mediu dhe Duka rikthehen në selinë e PD pasi Ndoka refuzoi të firmoste

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:06
Mediu dhe Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu janë kthyer në PD mbrëmjen e sotme.

Gjithçka ka ndodhur pasi Nard Ndoka, kryetari i partisë Demokristiane nuk hodhi firmën për koalicionin me Partinë demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Ndoka nuk është i kënaqur nga negociatat me Bashën dhe është i vetmi që ka konfirmuar se nuk ka firmosur.

Më parë, u raportua se Partia Demokratike me aleatët kanë hequr dorë nga titulli “Shqipëria fiton” dhe në zgjedhjet e 25 prillit dhe do të marrin garojnë me koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.

Pas disa takimesh me kryetarin e PD, Lulzim Basha, thuhet që sigla e Koalicionit do të mbetet ajo e PD, e cila do të jetë edhe partia udhëheqëse. Mbetet ende e paqartë se cili prej kryetarëve ka hedhur firmën dhe cili prej tyre, përveç Ndokës, nuk ka rënë dakord me këtë marrëveshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat