Shqipëri, qeni ngordhi pasi u tërhoq zvarrë me motor - policia identifikon pronarin

Shqipëria

Shqipëri, qeni ngordhi pasi u tërhoq zvarrë me motor - policia identifikon pronarin

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 23:39
Ilustrim

Policia e Shtetit ka dhënë detajet pasi në rrjete sociale qarkulluan pamjet e një qeni, i cili kishte ngordhur pasi u tërhoq zvarrë me motor në aksin rrugor Cermë-Lushnje.

Forcat policore kanë identifikuar pronarin, i cili është 64-vjeç, banues në Zhamë, Lushnje. Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Njoftimi i policisë

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku një kafshë shtëpiake (qen), kishte ngordhur pasi pronari i tij e kishte tërhequr zvarrë me motor në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me motomjetin e tij me targa LU199A, shtetasin F. H., 64-vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Digjital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat