Grida Duma viziton biznesin eksportues: Amnisti 1 vit për të gjitha gjobat/ Pronari: Kjo na çliron shumë!

Shqipëria

Grida Duma viziton biznesin eksportues: Amnisti 1 vit për të gjitha gjobat/ Pronari: Kjo na çliron shumë!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:47
Grida Duma

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Kavajë dhe Rrogozhinë, Grida Duma ka vizituar, ditën e sotme, një nga bizneset e pakta eksportuese në vend.

Në takim, Duma u shpreh se për shkak të politikave të qeverisë Rama Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, ndërsa shtoi se biznesi sot nuk është i qetë, pasi tatimet për të janë kthyer në makth.

Duma premtoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të ulen taksat në mbështetje të biznesit.

Grida Duma ftoi biznesin të votojë për PD, në mënyrë që të fitojë ekonomia dhe Shqipëria me 25 Prill!

Pjesë nga diskutimi:

Grida Duma: “Jeni një nga bizneset shumë të pakta eksportuese. Si ia keni dalë që të eksportoni në një treg që vetëm importon?”

Biznesi: “Si gjithë bizneset kemi edhe ne ato problemet tona sepse nuk varet nga ne. Është tregu që ta imponon. Xhiron kanë rënë ç’është e vërteta. Pastaj taksat dihet me 15%. Duam të bëjmë investime të reja, subvencionet nga shteti apo ndonjë ndihmë kushedi se çfarë s’ka.”

Grida Duma: “Pavarësisht se eksportoni përsëri nuk keni lehtësinë e riskut nën 15%?”

Biznesi: “Fare.”

Grida Duma: “Ne themi 9%. Sa ju influencon kjo në koston dhe në çlirimin tuaj?”

Biznesi: “Po si çdo ulje taksash është e mirë sepse është në favorin tonë, padiskutim! Mirë taksa që duhet ulur por duhet të kemi edhe disa ndihma dhe lehtësira të tjera.”

Amnisti një vit për të gjitha gjobat me qëllim lehtësimin e bisnesit për t’i lejuar atij të ringrihet nga skllavëria e gjobave dhe taksave të pafundme që po e rrënon cdo ditë e më shumë.

Grida Duma: “Amnistia 1 vit e të gjitha gjobave. E çliron biznesin si atmosferë?”

Biznesi: “Shumë. Sidomos edhe biznesin e ri. Tani po flisja, sidomos edhe për këtë regjistrin e pronarëve, që po bëhet tani. Nuk kemi asnjë informacion nga tatimet, nuk jemi të qartë ne kontabilistët në radhë të parë, si do të operohet, si do t’ia shpjegojmë biznesit? Këto certifikatat elektronike që janë për administratorët, si do funksionojnë? Kjo është e gjitha.”

Grida Duma: “Ne themi që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, sidomos për pjesën e transparencës së marrjes së vendimeve për fiskun. Sepse juve ju kushton kohë sa të informoheni, pastaj sa të futeni në sistem, pastaj sa të ndiqni procedurën. Domethënë e ngecur në vendnumëro.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat