Berisha: Presidenti ka ngritur zërin për pandeminë, prandaj sulmohet nga Rama

Shqipëria

Berisha: Presidenti ka ngritur zërin për pandeminë, prandaj sulmohet nga Rama

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se presidenti mbron kushtetutën dhe interesin publik, lidhur me pandeminë, prandaj po sulmohet nga Rama.

Berisha: Presidenti mbron kushtetutën dhe interesin publik. Nuk mund të pajtohet më gjendjen katastrofale të pandemisë.

Nuk mund ta pranojë që kryeministri të këndojë sukses mbi kufomat e njerëzve. Ai ka reaguar se çfarë po ndodh me këtë flamë të zezë në vend.

Unë kam kërkuar që të krijohet një komitet kombëtar për menaxhimin e pandemisë, jashtë çdo konflikti interesi. Përplasja më e madhe është se presidenti ka ngritur zërin për keqmenaxhimi ne pandemisë. Kreu i shtetit nuk mund të rrijë duarkryq. Ky është shkaku i përplasjes, se presidenti po e demaskon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat