Pacienti në spitalin Covid: Më japin vetëm një panine, s’më japin një pikë ujë të lag buzët

Shqipëria

Pacienti në spitalin Covid: Më japin vetëm një panine, s’më japin një pikë ujë të lag buzët

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:35
Foto ilustruese

Emisioni “Stop” publikuar një video ku tregohet se si trajtohet një pacient në një nga spitalet Covid.

Duke komunikuar me familjarët, ai thotë, se nuk i kanë dhënë për të ngrënë. Sipas denoncuesit, i cili komunikon me mbesën, stafi e ka ushqyer me një panine gjithë ditën edhe pse duhet të përballojë sëmundjen dhe ilaçet e rënda.

Pacienti: Më japin pak qumësht edhe..

Familjarja: Kaq tërë ditën vetëm një panine dhe një gotë qumësht?

Pacienti: Për ca ilaçe moj, nuk ka doktora, nuk ka doktora, nuk vijnë, nuk ka. Vetëm vijnë këtu nga këto çupa, çuna, të pyet dhe njëherë qysh je dhe ikën nuk duken më. Mua më bie ndonjë pikë ujë të njom buzët, nuk ka. I thashë më çoni tek ai spitali në Sanatorium është më mirë aty, “ik” më tha mua, iki i thashë po me ça, qysh do iki, do më çosh ti atje me ambulancë?

Familjarja: O daja, i thuaj mua po më mbani për të vdekur këtu? Më bëni ilaçe, më bëni kura, ose më hiqni më çoni në shtëpi i thuaj, nuk dua unë të rri më këtu!

Pacienti: I thashë moj, i thashë edhe atë.

Familjarja: Mirë o daja, mos u mërzit, mos u lodh, se do të marr prapë pastaj!

Pacienti: Hajde natën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat