Basha takim me studentët: Do të vendosim një ligj të ri të përmasave evropiane për arsimin e lartë

Shqipëria

Basha takim me studentët: Do të vendosim një ligj të ri të përmasave evropiane për arsimin e lartë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:15
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë dhe përfaqësues të “Europian Democrat Studens” tha se me ardhjen në pushtet do të shfuqizojë ligjin për arsimin e lartë dhe do të vendosë një ligj të ri sipas parimeve evropiane.

“Akti i parë në programi tonë, pas zgjedhjeve të 25 prillit është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë dhe një ligji i ri i përmasave dhe parimeve Evropiane, i hartuar në ekspertizën në të mirë, të eksperteve, të pedagogeve dhe në dialog me ju dhe me ndihmën e shoqatave të studentëve”, - u shpreh z. Basha.

Kryedemokrati Basha theksoi se do të bëjë të mundur autonominë universitare, rolin e studentit, si dhe do t'i kthejë universitetet në qendra përgatitje për brezat e së ardhmes. Z. Basha tha se 8 vite kemi mbetur në vend pa zhvilluar teknologjinë e informacioni dhe se kjo nuk është Shqipëria që duam.

Më tej ai vijoi se mundësitë e Shqipërisë janë shumë më të mëdha, por këto mundësi janë marrë peng dhe po shpërdorohen nga një kryeministër që mendon vetëm për veten e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat