Aksidentoi për vdekje tre persona në Rrogozhinë, kapet 37 vjeçari

Shqipëria

Aksidentoi për vdekje tre persona në Rrogozhinë, kapet 37 vjeçari

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Drejtuesi i mjetit i cili u përfshi ditën e djeshme në aksidentin ku mbetën të vdekur tre persona, është arrestuar sot nga policia.

Policia njofton se 37 vjeçari i identifikuar si Endrit Lila, dyshohet se është përgjegjës.

"Në pranga ka rënë E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K.", njofton policia.

Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat