Kryeministri Rama flet për vaksinimin masiv të popullsisë para sezonit turistik

Shqipëria

Kryeministri Rama flet për vaksinimin masiv të popullsisë para sezonit turistik

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:14
Edi Rama

Gjatë një bashkëbisedimi në Lezhë, kryeministri Rama u ndal edhe te procesi i vaksinimit, duke theksuar se synohet vaksinimin masiv deri në qershor për të pasur një sezon ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Kreu i qeverisë tha se duhet një numër më i madh vaksinash nga ai që është siguruar deri më tani për të kaluar në këtë mënyrë në një stad tjetër.

“Sa kohë do të jetë PS në krye të vendit , biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin. Këtë nuk e ka asnjë nga vendet në rajon. Po ashtu një tjetër ndihmë për biznesin dhe të gjithë shqiptarët është vaksinimi.

Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe.

Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin. Duke hapur rrugën Shëngjin-Velipojë do të kemi një shtyllë të re kurrizore në një zonë ku ka një potencial shumë të madh”, tha më tej Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat