Bardhi: Rama u tall me mësuesit, do ta paguajë faturën në 25 prill

Shqipëria

Bardhi: Rama u tall me mësuesit, do ta paguajë faturën në 25 prill

Më: 7 mars 2021 Në ora: 16:02
Bardhi: Rama u tall me mësuesit, do ta paguajë faturën në 25 prill

Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi në tetë vite qeverisje, kryeministri Edi Rama ka keqtrajtuar mësuesit.

Me anë të një mesazhi në “Facebook”, Bardhi tha se gjithçka do të marrë fund në 25 prill, kur Rama do të marrë përgjigjen e merituar.

“Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.  U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar.

Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!  Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill #ShqipëriaFITON.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat