‘Të mos ndalohen tubimet elektorale’, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane

Shqipëria

‘Të mos ndalohen tubimet elektorale’, Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:43
Fatmir Mediu

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane të Fatmire Mediut për të mos u ndaluar tubimet elektorale.

Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Kujtojmë se Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale.

“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës

Shfuqizimin  e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, citohet në vendimin e Kushtetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat