Rritja e numrit të të vdekurve dhe fatalitetet në mosha të reja/ Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ekspertët shpjegojnë situatën

Shqipëria

Rritja e numrit të të vdekurve dhe fatalitetet në mosha të reja/ Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ekspertët shpjegojnë situatën

Më: 11 mars 2021 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Ekspertët Dhimitër Kraja dhe Mira Rakacolli folën gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik lidhur me rritjen e fataliteteve nga koroanvirusi në Shqipëri, ku janë shënuar humbje jete edhe në mosha të reja.

Doktor Kraja thotë se shtimi i infeksioneve shton edhe format e rënda, ndërsa përmend si faktor edhe faktin që pacientët e tepërojnë me trajtimin me medikamente në shtëpi.

“Në radhë të parë është fakti që është shtuar numri i infeksioneve, dhe paralelisht do kemi forma të shtuara të rënda. Nuk është një habi e madhe. Mundet që e teprojnë disa persona me trajtimet në shtëpi.

Duke ardhur vonë kalon edhe koha kur mund të veprojë spitali, të ndërhyjë për t’i shpëtuar. Ka edhe faktorë të tjerë, gjenetik. Gjermania deri para vjeshtës dhe dimrit mbahej si një shtet me vdekshmëri të ulur. Pra fenomeni i shtimit të vdekjeve në shtete të ndryshme ndodh edhe në periudha të ndryshme”, tha Kraja.

Ndërkaq zv/ministrja Rakacolli deklaroi se: “Profesor Kraja e sqaroi qartë që numri i vdekjeve ka shkuar paralelisht me shtimin e të infektuarve. Patjetër kur kemi numër të rritur të infektuarish do të kemi rritje të fataliteteve. Shifrat kanë shkuar në përputhje me shtimin e të infektuarve. Case Fatality Rate mbetet në nivelin 1.7 për qind, i qëndrueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat