Tuneli i Llogarasë, ende pa vendim/ Oferta e “Gjoka Konstruksion” me 10 mln euro më pak

Shqipëria

Tuneli i Llogarasë, ende pa vendim/ Oferta e “Gjoka Konstruksion” me 10 mln euro më pak

Më: 16 mars 2021 Në ora: 16:04
Foto

Afati për vlerësimin e ofertave për garën e ndërtimit të Tunelit të Llogorasë ka përfunduar sot, por ende nuk ka një vendim nga autoritetet tenderuese.

Të pyetur nga Top Channel, përfaqësues të dikasterit të Infrastrukturës kanë deklaruar se nuk ka përfunduar ende procesi I verifikimit të ofertave nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave që në fakt duhet të kalojë në “sitë” një sasi të madhe dokumentacioni.

Megjithatë, Top Channel ka mësuar se shpallja e fituesit mund të bëhet paraditen e së mërkurës.

Hapja e ofertave për Tunelin e Llogorasë u bë më 1 mars, teksa morën pjesë në garë 6 kompani, ku midis tyre edhe kompania Gjoka Construction, që mësohet se ka dhënë edhe vlerën më të ulët financiare.

Oferta e kompanisë Gjoka për ndërtimin e kësaj vepre ishte 10 milionë euro më e ulët se vendi i dytë ndjekës.
Aktualisht kompania Gjoka Construction po ndërton edhe një ndër veprat më të rëndësishme, atë të Rrugës së Arbrit e cila është drejt përfundimit. Tunelet e kësaj rruge kanë përfunduar dhe është ende në proces asfaltimi i rrugës.

Eksperienca e kompanisë në ndërtimin e tunelit të Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit por edhe tuneleve të tjera të këtij segmenti e bën kompaninë Gjoka favorite për të qenë kompania fituese që mund të ndërtojë edhe Tunelin e Llogorasë.

Ky i fundit, do të ketë një gjatësi prej 6 km dhe do të nisë nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës, teksa vlera e investimit arrin në 155 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat