“Populli më pa qytetari”/ Shpërthen Elvis Hoxha: Dy copa hajvanësh, Edioti dhe lali Eri mund t’ia shtypin kokën

Shqipëria

“Populli më pa qytetari”/ Shpërthen Elvis Hoxha: Dy copa hajvanësh, Edioti dhe lali Eri mund t’ia shtypin kokën

Më: 21 mars 2021 Në ora: 21:56
Elvis Hoxha

Anëtari i Vetëvendosjes në Tiranë dhe ish këshilltar i Albin Kurtit, gjatë qeverisjes së këtij të fundit, Elvis Hoxha reagon ashpër pas shembjes së maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha etiketon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj si “dy copa hajvanësh”.

“Çdo hajvan që vjen në këtë vend e ka kollaj ta rrënoj, sepse këtu nuk ka popull. Besoj se dhe inxhinierja e ndërtimit Bozo është në anën e shkatërrimit“, shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Tirana nuk ka popull shtetformues. Republika e Shqipërisë nuk ka popull shtetformues. Mund t’ia shkatërrosh gjithçka. Pa asnjë mundim. Ky është populli më pa qytetari.

Dy copa hajvanësh, Edioti dhe lali Eri mund t’ia shtypin kokën. Kur një grup njerëzish mbronin Teatrin Kombëtar, të tjerët shihnin në skutat e tyre Opinionin e Fevziut.

Nëpër kafene kërkonin të gjenin interesat e mbrojtësve të Teatrit, por nuk shihnin fitimet e shembësve të Teatrit.

Ndaj dhimbjen me të gjithë ata që ndjejnë se si shkatërrohet kryeqyteti dhe historia para syve të tyre. Por duhet ta pranojmë se ata që e ndjejnë veten keq para këtij shkatërrimi janë shumë pak. Të tjerët nuk kanë lidhje me këtë vend.

Çdo hajvan që vjen në këtë vend e ka kollaj ta rrënoj, sepse këtu nuk ka popull. Besoj se dhe inxhinierja e ndërtimit Bozo është në anën e shkatërrimit.

Hajvani dhe xhelati gjejnë shumë lehtë shërbëtorë me diploma e doktorata në këtë vend. Vetëm për atdhedashurinë nuk ka universitet dhe grada.

Le të kujtohen tërë ata që ndjejnë sesi pushteti i Partisë Komuniste i vrau aq lehtë intelektualët, me gjyq dhe pa gjyq. Krimi mbi inteligjencën dhe trashëgiminë kulturore kryhet shumë lehtë në Shqipëri sepse po mbushen 80 vite, pra tre breza njerëzorë, që nuk janë të pajisur me memorie kolektive dhe me shtetformim.

Për 80 vite, pa ndërprerje, në këtë vend ka patur terror dhe injorancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat