Manastirliu: Jemi udhëhequr nga zëri i ekspertëve, nuk do të ndalemi deri sa edhe qytetari i fundit të jetë vaksinuar

Shqipëria

Manastirliu: Jemi udhëhequr nga zëri i ekspertëve, nuk do të ndalemi deri sa edhe qytetari i fundit të jetë vaksinuar

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:24
Manastirliu

“Jemi udhëhequr nga zëri i ekspertëve në çdo vendimarrje. Kjo është ajo që ne kemi bërë përgjatë një viti pandemie dhe kjo është ajo që bëjmë sot e kësaj dite. Ndaj, vetëm pas vlerësimit dhe rekomandimit të Komitetit Kombëtar të Imunizimit, Komitetit të Etikës dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve,

Qeveria i ka hapur rrugë negociatave me vaksinat e tjera të çertifikuara në vendet e origjinës”, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, Manastirliu tha se ky akt vjen pikërisht sot, sepse ka më shumë evidencë për sigurinë e vaksinave.

“Vjen sot sepse ka një Komitet, i cili vlerëson të gjitha masat që merren në luftën kundër Pandemisë dhe Komiteti Kombëtar i Imunizimit, që është një Komitet i Përhershëm, i ngritur bazuar në ligj, ka vlerësuar pikërisht që vaksinat të cilat janë duke u përdorur sot në Botë, të çertifikuara nga agjencitë e vendeve që prodhohen, dhe që tashmë janë të aplikueshme në shumë shtete të Botës, të mund të vlerësohet që të përdoren në vendin tonë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojë rritja e numrit të vaksinave, për të mos u ndalur deri sa edhe qytetari i fundit të jetë vaksinuar.
“Po vijojmë të punojmë për rritjen e numrit të vaksinave, në mënyrë që t’i përmbahemi premtimit tonë për planin ambicioz të vaksinimi të popullatës në 14 muaj. Dhe nuk do të ndalemi derisa edhe qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, tha Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat