FRD tjetër letër Bashkisë së Tiranës: Mos cënoni atmosferën zgjedhore

Shqipëria

FRD tjetër letër Bashkisë së Tiranës: Mos cënoni atmosferën zgjedhore

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:31
Sali Shehu

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Sali Shehu,  i ka nisur sërish një letër, kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku sërish shkruan se FRD nuk është dakord me lirimin e zyrave.

Ndër të tjera në letrën drejtuar Veliajt shkruan se kontrata e huapërdorjes ose pagimin e qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara.

FRD argumenton se Partitë Parlamentare pajisen me ndërtesë  për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e kanë edhe partitë Politike që mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1%  në shkallë vendi.

Çështja në fjalë është ende në gjykim, pasi kërkesa për sigurimin e objektit të padisë dhe gjykimi i saj në themel, janë bashkangjitur në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat