I infektuar me Covid, 60 vjeçari i jep fund jetës

Shqipëria

I infektuar me Covid, 60 vjeçari i jep fund jetës

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një 60 vjeçar i infektuar me koronavirus, i ka dhënë fund jetës mesditën e  së premtes, 26 mars.

Xhevahir Shkurti, nga  fshati Polis i Librazhdit mësohet se vuante edhe nga problemet e shëndetit mendor, ndërsa gjendja e tij u rendua ditët e fundit.

Ai jetonte me bashkëshorten, dhe prej disa ditësh aty kishte shkuar edhe motra, pasi edhe ajo ishte prekur nga virusi.

Shkurti, është gjetur pa shenja jete në tualetin e jashtëm të shtëpisë nga gruaja e tij.

Burimet thonë se 60 vjeçari në kushte të rënduara psikologjike ka prerë damarët e këmbëve, duarve dhe më pas ka goditur veten me thikë në zemër goditje kjo që ka qenë fatale për të.

Ky është pacienti i 6 që i jep fund jetës gjatë përballjes me Covid 19, ndërsa është i pari që vetëflijohet në këtë mënyrë, pasi 5 qytetarët e tjerë janë  vetëvrarë më herët duke u hedhur nga spitali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat