Votimi i të infektuarit me Covid-19, Celibashi takon zv/ ministren e Shëndetësisë

Shqipëria

Votimi i të infektuarit me Covid-19, Celibashi takon zv/ ministren e Shëndetësisë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 19:08
Foto ilustruese

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zv/ ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini, ku shprehet se kanë diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe votimin e të infektuarve me COVID.

“Sot takova Zëvëndësministren e Shëndetësisë dhe Anëtaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë Covid-19, zj. Eugena Tomini.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i situatës aktuale të pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuave me Covid në datën 25 prill 2021.

Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave” thotë Celibashi.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Celibashi u shpreh se të infektuarit me COVID nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do vaksinohen komisionerët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat