Situata e rëndë/ MSH: 434 raste të reja, 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Shqipëria

Situata e rëndë/ MSH: 434 raste të reja, 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:42
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

 

116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (31 Mars 2021)

Raste të reja ditore        434

Të shëruar në 24 orë     654

Të shtruar në spitale      271

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                2991

Testime totale            558,921

Raste pozitive             125,157

Raste të shëruara         91,271

Raste Aktive                31,651

Humbje jete                  2235

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22035

Fier      2598

Durrës           1297

Gjirokastër  1240

Shkodër         1213

Vlorë              981

Korçë     768

Elbasan        406

Lezhë            358

Kukës           361

Dibër    330

Berat     64

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat