Nis vaksinimi masiv në Fier, qytetarët marrin dozat anti Covid në qendër të qytetit

Shqipëria

Nis vaksinimi masiv në Fier, qytetarët marrin dozat anti Covid në qendër të qytetit

Më: 3 prill 2021 Në ora: 15:17
Foto

Të moshuarit në Fier kanë treguar interes për të marrë vaksinën kineze anti Covid, “Sinovac”.

Në çadrën, që është ngritur në qendër të Fierit, po vaksinohen qytetarët mbi 70 vjeç. Janë 2 qendra shëndetësore me nga 8 pika vaksinimi secila. Sipas mjekes përgjegjëse, pritet të vaksinohen rreth 1000 të moshuar.

Qendra e vaksinimit do të vazhdojë funksionin edhe për vaksinimin e grupmoshave të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat