Cukali: Fushatë në rrjetet sociale, po shmangen gazetarët, pa ujë të pijshëm, por me postime 3D

Shqipëria

Cukali: Fushatë në rrjetet sociale, po shmangen gazetarët, pa ujë të pijshëm, por me postime 3D

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:10
Koloreto Cukali

Në një intervistë, kreu i Këshillit Shqiptar i Medies, Koloreto Cukali u shpreh se fushata elektorale është shtrirë në rrjetet sociale duke shmangur gazetarët.

Sipas Cukalit, në fushatë duhet të prezantohen programe dhe jo meme, e duke folur për shembulli ne Kosovës tha se ofertat serioze mund të vijnë në pushtet.

Cukali: Fushata elektorale është më e shtrinë në rrjetet sociale dhe problemi në këtë rast është i madh. Nuk kalohet në filtrin e gazetarisë. Politika sa më e keqe dhe e papërgjegjshme të tjerë, aq më pak përgjigje jep.  Për mua është shumë shqetësuese që shqiptarët informohen përmes rrjeteve sociale. Memet janë bërë një nga elementët kyç të fushatës, duke mos dhënë programe të të mirëfillta kundrejt qytetarëve. Unë do të sugjeroja që të të mos besohen ata që thuan se këtë duan qytetarët sepse në këtë vend nuk ka statistika që e tregojë këtë gjë. Nuk besoj se populli nuk do programe për qeverisjen e vendit dhe do gallatë.

Kjo politikë nuk ka se çfarë t’i ofrojë vendit, por kjo nuk do të thotë se shqiptarët janë budallenj. Unë marr shembullin e Kosovës, me të cilët nuk është se kemi shumë ndryshime. Ne pamë se si një ofertë politike serioze arriti që të vijë në pushtet. Ky është ndër të paktat vende në Evropë që njerëzit duan të rrinë në pushtet pa asnjë program. Propozohen ëndrra në diell me 3D, duke mos thënë se me çfarë parash do të ndërtohen. Ne jemi një vend që akoma nuk kemi ujë të pijshëm, por po të shohësh postime 3D duket sikur jemi në Japoni. Asnjëri nga ato projekte nuk kanë një plan financime dhe as prioritete ekonomike. Çdo parti ka një program të detajuar me qindra faqe. Këta prandaj nuk i duan gazetarët që të mos bëjnë pyetje se në Facebook është shumë kollaj të zgjedhësh njerëzit bëj në pyetje ose për t’i bërë bllok.

Cukali shtoi se gazetari është dikush që përfaqëson publikun me pyetjet e tij, ndërkohë që theksoi se agresioni ndaj Agon Channelit ishte diçka absurde që do t’i kushtojë vendit tonë tashmë.

Cukali: Gazetari është dikush që përfaqëson publikun dhe pyetjet e tij. Kjo pasi nuk ka projekte dhe programe dhe merret me pronarët e medieve kur bëhen pyetje. Agresioni ndaj Agon Channel e solli faturën pas kaq vitesh tashmë, ai agresion nuk duhet të kishte ndodhur. Ishte një ndër shenjat e para të terrorit ndaj medieve. Ishte një gjë e paligjshme dhe absurde. Dëmi që na është bërë ne si publik është fakti që u mbyll doja një medie dhe kjo tashmë është shoqëruar me këtë gjobë të lartë. Me ato para mund të ishte bërë ajo hekurash 3D, por që tashmë do t’i jepet Becchettit këto para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat