Aktivistët protestë gjatë vizitës së Ramës: U cënua nga ndërhyrja

Shqipëria

Aktivistët protestë gjatë vizitës së Ramës: U cënua nga ndërhyrja

Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:15
Aktivistët protestë gjatë vizitës së Ramës: U cënua nga ndërhyrja

Vazhdon i fortë debati për mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë. Studentë e aktivistë protestuan para vizitës së kryeministri Edi Rama pasi i konsiderojnë ndërhyrjen cënim të vlerave.

Restaurimi dhe muzealizimi i Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë tashmë nën emërin “Muzeu i Arsimit”, ngjalli një debat të fortë dhe u shoqërua me kritika nga ekspertë e qytetarë.

Studentë, aktivistë e përfaqësues të shoqërisë civile jo paqëllim zgjodhën këtë të mërkurë, për një protestë simbolike para se kryeministri Edi Rama të vizitonte muzeun.

Thanë se ishin aty edhe në emër të shumë qytetarëve të tjerë nga i gjithë vendi që ndërhyrjen e konsiderojnë cënim ndërtesës ikonike.

“Transformimi i krenarisë së vjetër me një të re nuk mbart asnjë lloj kuptimi. Po ngremë shqetësimin e qyterarëve që nuk mund ta pranojnë këtë masakër që po i bëhet qytetit tonë.”

Por Parrulla “‘Ishe mësonjtore u bërë kothere”, indinjoi një qytetar i cili reagoi ashpër dhe grisi banderolën.

Kryeministri Edi Rama nga ana tjetër nuk i kurseu sulmet ndaj kritikëve të projektit, por theksoi se Obelisku i ABC do të rikthehet në vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat