Edith Harxhi: Shqiptarëve iu mungon kultura politike për ndryshime të mëdha siç ndodhi në Kosovë

Shqipëria

Edith Harxhi: Shqiptarëve iu mungon kultura politike për ndryshime të mëdha siç ndodhi në Kosovë

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:42
Edith Harxhi

Edith Harxhi, drejtore ekzekutive e ‘Albanian Policy Center’ tha në Euronews Albania se faktorët themelorë pse alternativat e reja nuk arrijnë të sjellin ndryshimin në Shqipëri janë tranzicioni i zgjatur postkomunist që vijon ende dhe mungesa e kulturës politike.

Teksa solli në vëmendje Kosovën, ku siç tha një alternativë e re dhe jashtë politikës tradicionale si Vetëvendosja e Albibn Kurtit mundi të sillte ndryshimin e sistemit politik, znj. Harxhi tha se në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur deri më sot, pasi edhe partitë e reja që janë krijuar kanë qenë pjesë apo kanë pasur lidhje politike më partitë e mëdha.

“Shqipëria s’ka dalë ende nga tranzicioni postkomunist, ndaj është ende në një moment kritik. Këtë e shohim me atë çka ndodhur në Kosovë; Albin Kurti ishte jashtë sistemit dhe fitoi.

Në Shqipëri lidhet me arsyen se kemi një trazicion të tejzgjatur postkomunsit, të përzjerë me një periudhë kapitalizmi të egër që ka marrë me vete edhe shumë probleme të një bote të pështjelluar si korrupsioni apo krimi i organizuar.

Dhe tjetra dhe më themelore është se ne na mungon kultura politike, këtu fus edhe elitat, edhe popullin. Nuk kemi për të bërë ndryshime të mëdha politike. Në fund të viteve ‘90 në Çeki dolën shumë parti të vogla që ishin të kapura me sistemin.

Këtu vlen, sepse edhe këtu partitë e reja që kanë dalë kanë pasur një të kaluarën apo lidhje politike.

Të gjitha partiçkat e vogla kanë dalë ose pasojë e shpërbërjes së një partie të madhe ose nga moskrijimi i terrenit në partinë e madhe”, tha znj. Harxhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat