Basha kthehet nga Dibra dhe fton qytetarët: Për ju që besoni se Rama nuk sjell dot ndryshimin, bashkohuni me shumicën dërrmuese dhe votoni PD!

Shqipëria

Basha kthehet nga Dibra dhe fton qytetarët: Për ju që besoni se Rama nuk sjell dot ndryshimin, bashkohuni me shumicën dërrmuese dhe votoni PD!

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:46
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha po kthehet nag Dibra teksa nga automjeti ku po udhëton i është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë.

Basha thotë se për ata që s’besojnë më se Rama mund të sjellë ndryshimin, të bashkohen me shumicën dërrmuese dhe të votojnë PD, Nr.9 dhe Aleancën për Ndryshim.

‘’Ju pëshëndes në fund të ditës time në Dibër. Qytetarët Janë të etur për ndryshim. Në fund të kësaj dite, pasi do vijoj me aktivitetet e mia në Tiranë. Këto javë në udhëtimin tim nga jugu në veri, kam ndjerë etjen për ndryshim. 8 vitet e fundit kanë qenë vuajtje ëpr popullin tonë. Të gjithë e kanë kuptuar se na duhet ndryshim rrënjësor.

Aleanca për Ndryshim dhe PD, unë ju fton ju të gjithëve që e keni të shtrenjtë Shqipërinë, që duhet të qeveriset ndryshe, që besoni tek transparenca, paga minimale mund të rritet. Ju të gjithë që besoni se anëtarësimi në BE është garanci për suksesin e Shqipërisë. Ju ftoj, për ju që besoni se Rama s’mund të sjellë ndryshimin. Pavarësisht bindjeve politike, bashkohuni me shumicën dërrmuese që duan të sjellin shpresën për ndryshim. Voto Nr.9 , bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton.’’- tha Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat