Si u zbuluan arsenalet e armëve, kur dhe ku janë vjedhur, flet gazetari

Shqipëria

Si u zbuluan arsenalet e armëve, kur dhe ku janë vjedhur, flet gazetari

Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:34
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar në ABC ku ka folur rreth arsenaleve të armëve të kapur ditët e fundit në Tiranë. Sipas Hoxhës, arsenalet e armëve janë të lidhura ngushtë me ngjarje kriminale dhe pikërisht këto ngjarje kanë çuar në zbulimin e tyre.

Më tej gazetari Artan Hoxha u shpreh se policia ka rënë në gjurmët e arsenaleve të armëve të rënda pas hetimeve të hollësishme të bëra për atentatin me eksploziv në Kamëz, ndaj Gjon Menës.

“Është rasti që policia dhe agjenci të tjera ka bërë një punë të mirë. Nuk besoj që është shtuar vullneti por mes radhëve ka oficer shumë të mirë që nëse lihen të bëjnë detyrën e bëjnë. Në të dy rastet. Historia e armëve u zbuluar duke ndjekur një atentat në Kamëz. Ndaj Gjon Menës me eksploziv. Kemi gjetur  një depo të madhe por me pas depoja e dytë sa duhet të punësohen magazinierë për të mirëmbajtur. Është i grabitur në 97. Të ushtrisë tonë. Janë armë të kalibrit të madh. Mitrolozë, kundërajror për të goditur mjete fluturues.” ka thënë Hoxha.

Gazetari tha se këto armë të sekuestruara tashmë, janë vjedhur në depot ushtarake gjatë vitit të trazirave 1997.

“ Ka qenë në depot e 97. Janë grabitur 300 mijë armë të lehta. Prandaj është e lehtë të gjesh armë. Ndërsa këto janë mitrolozë të rëndë. Arsenali është me armë shqiptare dhe armë të tjera. Është e rëndësishme se nëse ndjek një krim mund të zbulosh zinxhirin e ngjarjeve të mëdha. Pjesa dërmuese janë krime zinxhir. Përveç avantazhit që u zbuluan vrasës me pagës. Ja ku u gjetën dhe armët.”

Sipas Hoxhës armët do të kalojnë në ekspertizë dhe pritet që të zbulohen vrasje të tjera, të ndodhura në vendin tonë ku këto armë mund të jenë përdorur.

“Armët do të kalojnë në ekspertizë nëse janë përdorur. Së dyti është gjë e mirë që këto armë nuk janë në dorë të krimit se marrin jetë njerëzish. Nuk janë më në qarkullim.” ka thënë Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat