Koalicion paszgjedhor me PD-në? Skënderi: Absolutisht po, por mbi negociata, jo pazare

Shqipëria

Koalicion paszgjedhor me PD-në? Skënderi: Absolutisht po, por mbi negociata, jo pazare

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:35
Arben Skënderi

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi tha në emisionin “Ilva Now” se partia e tij është e hapur për një bashkëpunim me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit, por ai këmbënguli se “nuk është për pazare”, por “për negociata reale mbi vlerat që përfaqësohen”.

Skënderi tha se marrëdhënia në koalicion me të majtën dhe sidomos Lëvizjen Socialiste për Integrim e ka dëmtuar Partinë Demokratike, e cila vijon edhe në këto zgjedhje t’u paraqitet të djathtëve me një marrëveshje parazgjedhore me ta. Sipas tij kjo do t’u hapë probleme në zgjedhje PD-së pasi tashmë “elektorati i djathtë ka alternativa”.

Kandidati i “Bindjes Demokratike” tha se pas 25 prillit partitë e mëdha “nuk do ta kenë më fushën për vete” dhe për këtë “do të detyrohen të kombinojnë dhe të bëjnë aleanca pas-zgjedhore”.

Në këtë pikë, i pyetur nga gazetarja Ilva Tare rreth qëndrimit për koalicion me PD-në, Skënderi tha hapur se ky ishte qëndrimi i Bindjes Demokratike.

“[Bindja koalicion me PD-në?] Po absolutisht, ne vijmë me sistemin tonë të vlerave, me gjithë alternativat tona, por negociata post-zgjedhore është tjetër gjë është negociatë reale, por jo pazare,” – këmbënguli Skëdneri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat