Roli i Ambasadorëve në zgjedhje, Rapiki: Nuk besoj se perëndimorët po i ndihmojnë procesit, janë në anën e qeverisë

Shqipëria

Roli i Ambasadorëve në zgjedhje, Rapiki: Nuk besoj se perëndimorët po i ndihmojnë procesit, janë në anën e qeverisë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 08:12
Ylli Rakipi

Ambasadorët e huaj në vendin tonë  me në krye atë të SHBA-ve, Yuri Kim, kanë përshkallëzuar aksionin për motinorimin e zgjedhjeve me vizita në qytete të ndryshme dhe mesazhe kundrejt aktorëve politikë dhe zgjedhësve shqiptarë.

Por gazetari Ylli Rakipi thotë për Rtv Ora se ka pak besim tek ndihmesa e Ambasadorëve ndaj procesit zgjedhor, duke deklaruar se ata më së shumti shkojnë në anën e qeverisë.

Rakipi: Rolin e Ambasadës amerikane dhe përfaqësive të tjera e shikoj se shkojnë më shumë në krah të qeverisë. Pasi bëri një deklaratë ambasadorja e SHBA, befas pas dy orësh bëri një deklaratë përgenjështruese për dy fraza. Kjo fillon nga 5 qershori ku e futën opozitën në procesin e ndryshimit të ligjit dhe pastaj Edi Rama e bëri ligjin si deshi ligjin elektoral. Unë nuk besoj te perëndimorët që po ndihmojnë seriozisht procesin që nesër mund të degradojë por përkundrazi ata janë në anën e qeverisë. Nuk duhet të çuditemi. Këto vende, qoftë dhe SHBA, kanë problemet e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat