Presidenti Meta për patronazhistët: Janë thjeshtë fuksa, unë kam 500

Shqipëria

Presidenti Meta për patronazhistët: Janë thjeshtë fuksa, unë kam 500

Më: 17 prill 2021 Në ora: 21:21
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nxjerrë fakte dhe dokumente se si patronazhistët ndjekin qytetarin që kanë në patronazh dhe i prishin punë në problemet që ai do të zgjidhë me shtetin, nëse nuk mbështet PS.

Vetë Kreu i Shtetit tha ase ai ka 500 patronazhistë, apo fuksa siç i quan ai, por i bëri thirrje që të japin dorëheqje ata dhe të gjithë patronazhistët e tjerë.

Ndërsa për përplasjet me kandidatin e PS-së, Damian Gjiknuri, meta tha se do përfundojë në det nëse nuk ndalon me akuzat e pabaza se ai takohet natën me persona me probleme.

Po ashtu Meta ka kërkuar që kandidatët për kryeministër, por edhe ata në nivel lokal të bëjnë përballje televizive në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se kë duhet të votojnë.

Meta: Do t’i ftoja kandidatët për kryeministër që të përballin me qetësi programet e tyre. Do të ftoja drejtuesit e qarqeve apo deputete të bëjë të njëjtën gjë para qytetarëve. Është shqetësuese, kemi garë, po s’kemi debate, s’kemi ballafaqim.

Kur kam kërkuar përballje, s’ kam kërkuar përballje si kandidat për kryeministër, por jam akuzuar nga kryeministri aktual dhe nga kandidati për deputet në Vlorë që me shpifjet që bën do përfundojë në det, sikur unë takuakam persona me probleme.

I kam thënë zgjidh studion, gazetarin, merr njerëzit se unë skam nevojë, e të na dëgjojnë shqiptarët, se ti ke më shumë instrumente, ti ke këto patrinazhistët. 500 patrinazhistë kam unë. Sepse është një patronazhist që shikon se me kë takohem unë, pastaj unë takohem me Tedi Blushin dhe i vihet një patronazhist edhe atij që të shohë se me kë takohet ai, Pastaj unë takohem me një tjetër edhe ai patronazhit dhe i kishin vënë patronazhist edhe Ylli Bodinakut. Kjo është e tmerrshme. Ai më thotë i zbulova patronazhistët dhe do t’i rrah.

Jo i them në asnjë mënyrë se krijohen incidente. Ne për këto fuksa kemi bërë burgun e Spaçit, i kemi rënë murit të ambasadës me saurrel me foshnjën tre muajsh në kamion dhe pas 30 vjetësh të marrin Yllin në patronazh dhe personalitete të tjera. Do ju jap prova. Por kam edhe një apel “Patronazhistë jepni dorëheqjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat