‘Të përfshirë në shitblerje votash’, Paloka denoncon me emra drejtorët e rilindjes në Durrës

Shqipëria

‘Të përfshirë në shitblerje votash’, Paloka denoncon me emra drejtorët e rilindjes në Durrës

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:24
Edi Paloka

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Durrësit, Edi Paloka, denoncoi sot me emra personat që janë përfshirë në shitblerjen e votave.

Mes emrave të denoncuar është edhe ai i deputetit Jurgis Çyrbja, i cili sipas Palokës, në 5 praktika të ngjashme, ka kryer mbivendosje pronash, duke i dhënë të njëjtën pronë brenda ditës dy personave të ndryshëm.

Paloka tha se dokumentacioni i është dërguar SPAK, ku është depozituar edhe një kallëzim penal për deputetin në fjalë.

Ndërkohë, sipas nënkryetarit demokrat, i cili kryeson edhe listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Durrësit, po në SPAK janë depozituar kallëzimet penale për drejtuesit e institucioneve vendore në Durrës që janë përfshirë në blerjen e votave, si dhe një seri shtetasit që duke shpërndarë para apo përmes kërcënimeve synojnë të tjetërsojnë vullnetin e votuesve.

Paloka tha se SPAK, bazuar në Kodin e Ri Zgjedhor, duhet të veprojë para zgjedhjeve të 25 prillit. Paloka tha se pavarësisht asaj që do të bëjë SPAK, dosjet janë aty dhe personat që kanë shkelur dhe po shkelin ligjin do të përballen me drejtësinë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat