“Dëgjova shpërthimin”, flet zyrtari i PD-së që i dogjën automjetin: Nuk kam konflikte

Shqipëria

“Dëgjova shpërthimin”, flet zyrtari i PD-së që i dogjën automjetin: Nuk kam konflikte

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:48
Ariston Drioni

Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Ariston Drioni është djegur mesnatën e djeshme.

Zyrtari i PD-së tha për Abcnews.al se nuk ka pasur konflikt me asnjë njeri.

Po ashtu ai u shpreh se policia ka qenë në vendngjarje, ndërsa është në pritje të zbardhjes së plotë të saj.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 kam dëgjuar një plasje. Kemi dalë jashtë dhe kam parë që pjesa e përparme e makinës që ishte në flakë. Policia ka ardhur bënë 4-5 foto , bënë punën e tyre dhe ka ikur. Tani të shohim përgjigjen që do të kthejë. Unë nuk kam pasur konflikte me asnjë person dhe nuk ia kam idenë kësaj ngjarje”, ka thënë Ariston Drioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat