Patronazhistët e PS, Meta: U bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi

Shqipëria

Patronazhistët e PS, Meta: U bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:01
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për publikimin e të dhënave personave duke akuzuar PS-në se i vodhi për t’i përdorur politikisht, sipas tij përmes metodave diktatoriale. Kreu i shtetit u bën thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi.

“Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian.

Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë.

Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë” shkruan Meta. Për nxjerrjen e të dhënave personale, SPAK deklaroi pak ditë më parë se ka nisur verifikimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat