Plagosja në Kavajë, Meta-Ramës: I dërgove ti e shtabi yt kriminal këta tre horra, ti vdes pas këtyre

Shqipëria

Plagosja në Kavajë, Meta-Ramës: I dërgove ti e shtabi yt kriminal këta tre horra, ti vdes pas këtyre

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:58
Ilir Meta

Në konferencën e paralajmëruar për mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi sërish për plagosjen e sekretarit të Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni në zyrat e elektorale të PD-së.

Meta akuzoi kryeministrin Rama se po nxit dhunë, ndërsa theksoi se persona të përfshirë në ngjarje të tilla dhe se kush shkel Kodin Zgjedhor nuk do të ketë vend në administratë.

“Dua ti them kryerilindasit, mirë bëre që i arrestove rrugaçët e Kavajës. I mbaje 24 orë me të ngrëna, të pira e garancira. Më akuzove se nxis dhunë në Kavajë. Ndërkohë që i dërgove ti e shtabi yt kriminal këta tre horra, dy punonjës bashkiakë, ai që bëri aktin i lidhur me narkotrafikant, që ti vdes pas këtyre. 

Ky Elesi kryetar i PS Kavajë, ky këtu Alket Beu baxhanaku i kryebashkiakut, ai Krali kryebashkiaku, Troplini polic bashkiak që hyri me dhunë në selinë e PD, ai tjetri është Jonuzi apo Tahiri se këta e kanë me 3-4 emra që bëri plagosjen, që skuqën zyrën e PD. Markel Shtylla drejtor i Policisë Bashkiake. Provokim i opozitës.

S’kam asnjë lidhje me këta. Këta i nxit Edi Rama. Dhe këta  ta dijë Policia nuk kanë vetëm motive të dobëta. Policia bëri mirë që i arrestoi. Nuk e di a janë shkarkuar këta vagabondë, por s’do të ketë më vend në administratë pas 25 prillit, do ketë ligj ët posaçëm. Çdo njeri në administratë nuk do ketë më vend kush shkel Kodin Zgjedhor. Duhet ta kenë të qartë”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat