Ky është momenti kur policia shoqëron 2 nga 10 personat të shoqëruar nga policia në lidhje me ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit, si persona që kanë dijeni mbi vrasjen e 50-vjeçarit.
“Vijojnë shoqërimet e personave nga policia, të cilët edhe rastësisht mund të kenë qenë në vendngjarje. Sapo u shoqëruan dy persona. Policia po bën shoqërimin e të gjithë personave që kanë biznese në këtë anë të rrugës dhe që ndoshta mund të kenë parë diçka që mund të ndihmojë në sqarimin e plotë të ngjarjes. Janë rreth persona të shoqëruar deri tani. Policia ka urdhëruar mbylljen e bizneseve këtu dhe largimin e qytetarëve që ishin mbledhur në vendngjarje” raportoi gazetarja Edisona Skënderi.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e pasdites së sotme, 21 prill 2021. Drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu kanë zbarkuar në Elbasan.
Ndërkohë është vetëdorëzuar autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Papleka, ish-efektiv i RENEA-s, me origjinë nga Tropoja, prej dy vitesh i larguar nga policia.
Policia mësohet se ka shoqëruar në komisariat edhe drejtuesin politik të PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi.
Nga ngjarja mbetën të plagosur edhe dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe një efektive e forcave Shqiponja.