Vrasja që tronditi Elbasanin, shoqërohet në polici Gazment Bardhi

Shqipëria

Vrasja që tronditi Elbasanin, shoqërohet në polici Gazment Bardhi

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:01
Gazment Bardhi

Për ngjarjen në Elbasan mësohet se policia ka shoqëruar edhe edhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin.

Sipas ABC NEWS,  drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi është shoqëruar në polici pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

Numri dy i PD-së, Bardhi pak pas vrasje është parë në vendin e krimit ndërkohë së bashku me të ka qenë edhe Luçiano Boçi.

Autori i ngjarjes është Arber Paplekaj një shoqërues i Bardhit, si bodigard i i tij në këtë periudhë zgjedhjesh. 

Ai pikërisht ka zbritur nga furgoni i PD-së, ku ka zbrazur armën kallash në drejtim të Xhuvanit, duke e lënë në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat