Çfarë merite i njeh Ramës? Berisha: Edhe pas tetë vitesh nuk ka përfunduar dot projektet e mia

Shqipëria

Çfarë merite i njeh Ramës? Berisha: Edhe pas tetë vitesh nuk ka përfunduar dot projektet e mia

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:11
Sali Berisha

Gazetarja Ilva Tare pyeti ish-kryeministrin Sali Berisha nëse i njeh ndonjë meritë apo arritje konkrete kryeministrit aktual Edi Rama.

Për këtë, ai theksoi se në tetë vite qeverisje  kryeministri nuk ka bërë asgjë për zhvillimin e Shqipërisë, përveçse e ka shkatërruar atë.

“Absolutisht, përveçse ka shkatërruar. Më thuaj çfarë ka bërë”, tha Berisha.

Ish-kreu i Partisë Demokratike, tha se kryeministri Edi Rama nuk ka arritur dot të finalizojë projektet, që i kishte nisur, kur ai ishte në krye të qeverisë.

“Unë nuk i mohoj kujt asgjë, por si mund të pranoj unë, që ai edhe pas tetë vitesh nuk ka përfunduar projektet e mia. Nuk ka përfunduar ende Rruga e Arbrit. Ku është Rruga Kardhiq-Delvinë? Aty ku ishte..është”, theksoi ish-kryeministri Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat