Makina e policisë përplas këmbësorin, ndërron jetë në vendngjarje

Shqipëria

Makina e policisë përplas këmbësorin, ndërron jetë në vendngjarje

Më: 23 prill 2021 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në aksin rrugor Korcë - Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig.

Një automjet policie raportohet se ka përplasur një shtetas, i cili ka qënë këmbësor.

Për pasojë mësohet se shtetasi në fjalë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka qenë i dehur duke ecur në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat