PS mbyll fushatën në Durrës, Rama: O Like, o lere rakinë, o do ta nxjerrin me zor

Shqipëria

PS mbyll fushatën në Durrës, Rama: O Like, o lere rakinë, o do ta nxjerrin me zor

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:25
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PS, nga Durrësi, ku mbylli fushatën në këtë qark, e nisi fjalën e tij duke sulmuar kundërshtarët e kryesisht Presidentin e Republikës Ilir Meta.

Kreu i mazhorancës i kujtoi rakinë presidentit ndërsa e këshilloi ta lerë vetë, mos t'ja heqin të tjerët.

"Po sot, një deputet i Ilirit dhe i Monikës u kap me presh në duar. U kap duke blerë vota për llogari të Monikës. Unë thashë tani, dil Like, rrëmbe sëpatën dhe priji duart. Mirëpo Likja nuk doli. Jo vetëm nuk doli por lëshoi një postim "votoni, do të jetë ditë feste, mos kini merak, ju vetëm votoni.

Për vëllazëri, për demokraci". O Like, o Like, ta kisha thënë: o lere rakinë, o do të na nxjerrin me zor dhe është më keq kur ta nxjerrin rakinë mëzor se sa kur e le vetë, se e le çik nga çikë se me zor e merr sfurkun dhe sëpatën dhe nuk di ku t’i gjesh vendin”, tha Rama

Sipas Ramës, nuk ka forcë që e ndan Durrësin ndërsa u shpreh edhe një herë krenar për patronazhistët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat