Mbërrijnë 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer, Rama: Vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë

Shqipëria

Mbërrijnë 8190 doza të tjera të vaksinës Pfizer, Rama: Vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 8190 doza të vaksinës Pfizer gjatë mbrëmjes së sotme.

“8190 vaksina të tjera Pfizer mbërritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë”, shkroi Rama.

Ditën e sotme ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 391,361 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 301,482 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat