Manastirliu nxjerr shifrat: Sot bëmë 16 773 vaksinime, ja sa persona janë vaksinuar që nga fillimi i pandemisë

Shqipëria

Manastirliu nxjerr shifrat: Sot bëmë 16 773 vaksinime, ja sa persona janë vaksinuar që nga fillimi i pandemisë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:16
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e personave të vaksinuar sot dhe në total që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

Manastirliu thekson se nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 433 628 vaksinime.

Ajo shton se gjatë ditës së sotme, janë kryer 16 773 vaksinime.

“Vetëm gjatë ditës së sotme janë zhvilluar 16 773 vaksinime. që nga fillimi i pandemisë së Covid, në vendin tonë janë vaksinuar në total 433 628 njerëz”, informon Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat