Partia Demokratike publikon videon: Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit

Shqipëria

Partia Demokratike publikon videon: Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit

Më: 29 prill 2021 Në ora: 09:27
Partia Demokratike

Partia Demokratike ka publikuar një video ku akuzon se në Elbasan është bërë masakër zgjedhore.

Në videon e publikuar nga PD është bërë një përmbledhje me deklaratat nga ngjarja në Elbasan, ku mes tyre është reagimi i drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili pohon se në makinën pa targa të bllokuar në Elbasan nuk u gjetën sende të kundraligjshme. Ndërkohë nga mediat raportohet se ne makinë jane gjetur karta identiteti.

Po ashtu, PD ka risjellë në vëmendje edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili thotë:

“Pas asaj që ndodhi në Elbasan unë jam më shumë krenarë për ju”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat