Vrau vëllanë me thikë, detaje mbi krimin e rëndë në Dibër. Babai pa gjithçka që ndodhi, dy djemtë u kthyen nga…

Shqipëria

Vrau vëllanë me thikë, detaje mbi krimin e rëndë në Dibër. Babai pa gjithçka që ndodhi, dy djemtë u kthyen nga…

Më: 29 prill 2021 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Detaje të reja kanë dalë lidhur me krimin e rëndë në familje që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai qëlloi me thikë për vdekje vëllanë e tij më të vogël.

Sipas burimeve, 26-vjeçari Florian Tonuzi i cili akuzohet se është autori i krimit dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi.

Burimet thanë se Floriani ishte duke drejtuar automjetin me të cilin po ktheheshin në banesë, ndërsa vëllai i tij më i vogël, Bernardi ishte i ulur në vendin e pasagjerit.

Gjatë mbërritjes pranë hyrjes së banesës, vëllezërit kanë thirrur të atin e tyre që t’iu hapte portën. Babai ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

26-vjeçari Florian Tonuzi e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Viktima 23-vjeç si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, ndërsa po punohet për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia nuk ka mundur ende të zbardhë motivin e këtij krimi të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat