Sirianët përleshen me sende të forta te Rruga e Kavajës/ 18-vjeçari përfundon në spital, detaje nga ngjarja

Shqipëria

Sirianët përleshen me sende të forta te Rruga e Kavajës/ 18-vjeçari përfundon në spital, detaje nga ngjarja

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Dy konflikte me thikë dhe sende të forta kanë ndodhur sot në Tiranë.  Në Kamëz babë e bir H.L dhe A.L kanë goditur me thikë shtetasin J.B., dhe janë larguar nga vendngjarja. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq një sherr me sende të forta ka ndodhur në fillim të Rrugës së Kavajës mes dy sirianëve, por fatmirësisht pa pasoja.

Njoftimi i plotë

Më datë 29.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz, në rrugën “Paqësori”, si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V., dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorëve.

Rreth orës 14:50, në fillim të rrugës Kavajës, gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirian, shtetasi me iniciale  S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat