"Incidenti" para ushtarëve amerikanë, Rama i pret fjalën presidentit Meta

Shqipëria

"Incidenti" para ushtarëve amerikanë, Rama i pret fjalën presidentit Meta

Më: 4 maj 2021 Në ora: 11:04
Ilir Meta

Ka nisur sot “Defender Europe 21”, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe që do të zhvillohet në disa shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Por edhe në rastë të tilla, përplasjet mes krerëve të shtetit, nuk mbeten pa u evidentuar.

Ceremonia bëri bashkë presidentin, Ilir Meta, si dhe kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar së tepërmi.

E gjithë ceremonia u transmetua në faqen e Facebook-ut të Ramës, por ndërsa Ilir Meta fliste, kryeministri ka ndërprerë transmetimin për ndjekësit e tij, në mënyrë që të mos dëgjonin Metën.

Ndërkohë më herët, gjatë fjalës, së tij, kryeministri Rama nuk e përmendi farë presidentin Meta.

Çfarë ndodh sot në Durrës

Operacioni masiv nisi në Durrës, ku qindra mjete luftarake amerikane kanë mbërritur në port, një dislokim që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë.

Mbi 1000 trupa shqiptare do të marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s. Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja do të zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, Në Zall-Herr, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat