Pas takimit me Bashën, drejtuesja e OSBE-ODIHR në selinë rozë/ Bisedë me Ramën për zgjedhjet e 25 prillit

Shqipëria

Pas takimit me Bashën, drejtuesja e OSBE-ODIHR në selinë rozë/ Bisedë me Ramën për zgjedhjet e 25 prillit

Më: 4 maj 2021 Në ora: 15:34
Ursula Gacek

Drejtuesja e Misionit të OSBE-ODIHR Ursula Gacek po zhvillon sot një takim në selinë rozë me kreun e PS-së dhe kryeministrin Edi Rama.

Në fokus të takimit janë zgjedhjet e 25 prillit, ku Gacek po njihet me pretendimet e udhëheqësve politik në Shqipëri.

Të hënën Gacek u takua me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu. Sjellim në vëmendje që sot ky i fundit foli sërish për një “masakër elektorale” në 25 prill.

Pritet që OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat