PD pritet të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

Shqipëria

PD pritet të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:43
PD

PD pritet të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe. Konkretisht në: Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër dhe Korçë.

Demokratët janë drejt përfundimit të përgatitjes së dosjes që do e dërgojnë në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda afateve të përcaktuar në kod.

PD akuzon Partinë Socialiste se përmes strukturave kriminale ka zbatuar skeme e blerjes së votave dhe ka intimiduar qytetarët.

Gjithashtu opozita në paditë e saj ngre shqetësim përdorimin e administratës në zgjedhje dhe kërcënimin e saj nga partia ne pushtet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat