Klajda Gjoshaj: Kemi 7 vite që presim për çeljen e negociatave dhe askush nuk di të thotë sot se cila është e ardhmja!

Shqipëria

Klajda Gjoshaj: Kemi 7 vite që presim për çeljen e negociatave dhe askush nuk di të thotë sot se cila është e ardhmja!

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:06
Klajda Gjoshaj

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjoshaj, ka reaguar në Ditën e Europës, ku thotë se vendi ka 7 vite që pret çeljen e negociatave, por ende askush nuk di të thotë se cila është e ardhmja.

Ajo i bën thirrje politikës për reflektim për të marrë më shumë përgjegjësi, "e jo për të mashtruar vetveten!".

Postimi i plotë:

"Sot 9 Maji, dita e Evropës! A është edhe Shqipëria gati? Fjalët në këtë proces i merr gjithmonë era, rezultatet janë ato që mbeten! Rezultati i deri tanishëm, kemi 7 vite që presim për çeljen e negociatave dhe askush nuk di të thotë sot se cila është e ardhmja. Shqipërisë i ka munguar gjithmonë maturia politika dhe sado që ne jemi mësuar të festojmë në këtë ditë, ndoshta ka ardhur koha e një reflektimi nga politika për të marrë më shumë përgjegjësi, e jo për të mashtruar vetveten!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat