Aksidenti në Berat-Skrapar, e plagosura ka rënë edhe më parë nga lartësi 15 metra

Shqipëria

Aksidenti në Berat-Skrapar, e plagosura ka rënë edhe më parë nga lartësi 15 metra

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kjo është 28-vjeçarja Anxhela Ibro,e cila u aksidentua mesditën e sotme në fshatin Vërtop të Poliçanit.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte Ibro humbi kontrrollin e mjetit dhe ra nga Ura e Vërtopit në lumë, nga një lartësi rreth 15 metër.

28-vjeçarja Ibro mësohet se është punonjëse administrate në bashkinë e Poliçanit dhe një aktiviste e njohur e PS-së në këtë qytet.

Në zgjedhjet paralamentare të zhvilluara në 25 prill 2021, Anxhela Ibro ishte zv/kryetare e KZAZ nr.67 në qytetin e Poliçanit.

28-vjeçarja Ibro është aksidentuar edhe disa vite më parë në dalje të qytetit të Poliçanit, ku humbi kontrrollin e mjetit dhe ra nga një lartësi rreth 15 metër, duke përfunduar në landfillin e qytetit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat